The Better Travel Co

info@thebettertravel.co / +383 44 10 30 50

The Better Travel Co. ofron shërbime të transportit rrugor të pasagjerëve.
Qëllimi i kompanisë është të lidhë njerëzit dhe vendet duke ofruar një përvojë moderne të rrugëtimit që është e sigurt, e besueshme dhe në kohë.

Menaxhimi profesional dhe vozitësit e certifikuar, sistemi i rezervimeve online, nisja dhe
mbërritja në kohë, argëtimi në bord dhe shërbimi cilësor ndaj klientit do ta bëjnë përvojën tuaj të
udhëtimit të lehtë dhe të gëzueshme.

The Better Travel Co. është Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) e themeluar në vitin 2019 në Kosovë. Menaxhmenti dhe drejtuesit kanë Certifikata të Kompetencës Profesionale (CPC) për transport ndërkombëtar të pasagjerëve.

Ekipi

Diella Aliu

Themeluese

Rron Cena

Themelues

Nexhmi Mehmeti

Vozitës/Menaxher i Flotës

"Nexhi ka më shumë se 20 vjet përvojë të vozitjes në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe vendeve të tjera evropiane. Me një vozitje të sigurt, të qetë dhe me ngasje stabile, Nexhi do t'ju çojë në vendet më të largëta dhe ju nuk do të ndjejë as lodhjen më të vogël."

Durim Preniqi

Vozitës

"Durimi është vozitësi më i ri i ekipit tonë, por me një përvojë të madhe në transportin e udhëtimeve në grup dhe transportin e studentëve. Durimi është shumë pozitiv dhe hulumtues për format dhe mundësitë më të fundit të transportit të udhëtarëve. Një udhëtim me Durimin do t'ju lërë në humor të mirë."

Naser Mejzini

Vozitës

"Naseri ka përvojë të gjatë pune në organizata të ndryshme dhe vozitë linja të rregullta në mënyrë të sigurtë. Naseri njeh aq shumë gjuhë sa që të gjithë mund të komunikojnë me të në gjuhën e tyre."

Samet Vllasa

Vozitës

"Sameti është vozitës i ri i ekipit, me përvojë në rrugëtime të gjata në shtete të Ballkanit. Stabil në vozitje, i gjindshëm në të gjitha situatat, Sameti e bën udhëtimin të lehtë dhe të përshtatshëm për të gjithë."

Partnerët

The Better Travel Co bashkëpunon agjenci të tjera turistike dhe të udhëtimit, agjenci të transportit në Kosovë dhe vendet e Ballkanit për të siguruar që nevojat tuaja për transport të plotësohen.

I ftojmë të gjithë pasagjerët të vendosin rripin e sigurisë dhe të shijojnë udhëtimin.